Anëtarët e një familje janë zënë me njëri – tjetrin. Motra ka sulmuar vëllain me mjet të fortë dhe e ka bërë për spital.
Një zënkë familjare ka përfunduar me një të bërë për spital dhe një tjetër prapa grilave.
Ngjarja jo e zakonshme ka ndodhur në Ferizaj, dje pak para mesnatës.
Rasti në polici u raportua saktësisht në orën 23:30, njofton Insajderi.
Motër e vëlla kishin filluar një zënkë që ka devijuar në sulm fizik të motrës ndaj vëllait.
Ajo, me një mjetë të fortë e ka sulmuar vëllain duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ai menjëherë është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e qytetit, ndërsa sulmuesja është dërguar në mbajtje./Insajderi.com