Mozzik pushton institucionet – takohet edhe me Bahri Hysenin

Mozzik pushton institucionet – takohet edhe me Bahri Hysenin

Repartisti kosovar, Mozzik ka pushtuar gjatë ditës së sotme institucionet e vendit. Sipas fotove të cilat ai ka bërë publike në rrjetin e tij social, Instagram shihet se ka qenë në zyrën e Bahri Hysenit, Kryetar i Këshillit Prokurorial.

Arsyeja e kësaj vizite nuk dihet, në mbishkrimin me foton me Hysenin, ai vetëm ka postuar lokacionin që gjendet në Prokurorin e Shtetit.

Përveç kësaj foto me kryetarin e këshillit prokurorial, Mozzik ka postuar edhe foto me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin.

Ndërkohë që Gazeta Insajderi ka raportuar për një foto të këngëtarit me pesë qese substancë narkotike në trupin e tij, ku katër qese mban në prehër ndërsa një në krahë.

Për këtë foto, Mozzik në një përgjigje për Insajderin ka treguar llojin e substancës duke shtuar se foto është e vjetër dhe nuk i përket asaj natyre.

“Është CBD nuk është marihuanë. I ka 6,7 vjet kjo foto si përkas asaj natyre”, ka thënë Mozzik, për Insajderin. /Insajderi.com