MPB: Është normalizuar gjendja rreth Kuvendit

MPB: Është normalizuar gjendja rreth Kuvendit

MPB-ja mbrëmë vonë përmes një komunikate ka njoftuar se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rikthyer rendi dhe qetësia.

Sipas deklaratës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Gjithashtu, në kazermën në Gjorçe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.

MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.