MPB jep një njoftim të rëndësishëm për targat e automjeteve

MPB jep një njoftim të rëndësishëm për targat e automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ka filluar furnizimi me targa.

“Sot ka filluar furnizimi me targa, andaj qytetarët mund të drejtohen në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.

MPB, në një njoftim për furnizim emergjent me targa të automjeteve të publikuar disa javë më parë, shpërbleu me kontratë grupin e operatorëve: “G.S.G SH.P.K.; KIG d.d.; KIG KGA d.o.o”, shkruan Insajderi.

Por, shkaku i ankesave në gjykatën e tenderëve, kërkesa e MPB-së për t’u furnizuar urgjent me targa të automjeteve u pezullua deri në vendimin e OShP-së. Kjo u ka shkaktuar telashe edhe qytetarëve që kanë doganuar vetura gjatë muajit nëntor.