
Brenda gjashtë muajsh nga MInistria e Punëve të Brendshme janë shkatërruar rreth 26 grupe kriminale, ku ishin të përfshirë mbi 200 persona, ka thënë Jeta Tela, shefja e ministrit, Xhelal Sveçla, përcjell Shqip.com.
Në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL ajo u shpreh se ndër prioritetet e tyre mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme gjatë debatit.
“Për 6 muaj, unë mendoj që është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe. Nga statistikat e fundit që i kemi marrë nga Policia e Kosovës, është arritur që brenda periudhës 6 mujore me u shkatërru diku 26 grupe kriminale, dhe kanë qenë të përfshirë rreth 217 persona. Dhe, këtu kemi të bëjmë edhe me shqiptarë, serbë, shtetas të Shqipërisë, të Maqedonisë, e pjesa më e madhe janë qytetarë të Republikës të Kosovës.
Janë 10 grupe të krimit të organizuar, të cilat janë luftuar vetëm gjatë periudhës 6 mujore, kemi 8 grupe për droga, 6 për krime ekonomike, për të cilat kanë ndodhur arrestime gjatë këtij 6 mujori dhe ka edhe grupe tjera, përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore”, tha ajo.
“Ne kemi arritur që me tenderin e ri, që është negociu, kursimi mujor të jetë 115 mijë e 208 euro. Për një vit, vlera e mjeteve që kursehen vetëm për mirëmbajtje është 1 milion e 382 mijë e 520 euro. Përqindja e kostos së mirëmbajtjes, me tenderin e ri, i bjen me qenë diku 92 përqindje më e ulët sesa kontrata e fundit”, tha ajo./Insajderi.com