MPB tregon se sa të gjata janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

MPB tregon se sa të gjata janë pritjet në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar të dhënat më të reja rreth pritjeve të qytetarëve në pikat kufitare mes Kosovës dhe vendeve fqinje.

Sipas të dhënave të orës 18:30, pritjet më të gjata janë në pikat kufitare në Merdarë dhe Muçibabë.

Kështu, pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë – 120 minuta, e për të dalë përmes kësaj pike 10-15 minuta.

Për të hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë në Merdarë qytetarët po presin 70 minuta e për të dalë 90 minuta.

Kurse, në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 60 minuta, e për të dalë 10-15 minuta.

Kjo është fotografia me pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë.