
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, mohon se është tërhequr njohja e Kosovës nga shteti i Surinamit, duke e quajtur kështu shpifje deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daciq.
Daciq ka thënë se është njoftuar se Kosova tanimë ka një njohje më pak.
Në ministrinë e Punëve të Jashtme thonë se tërheqja e njohjes së një shteti nuk lejohet ndërkombëtarisht.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë për Gazetën Express, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Daçiq kishte thënë se është njoftuar nga ministri i Jashtëm i Surinamit se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Surnimani është shtet në Amerikën Latine, ndërsa Kosovën e ka njohur në korrik të vitit të kaluar.