MPJD-ja konfirmon: Qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk i nënshtrohen testit PCR

MPJD-ja konfirmon: Qytetarët nga diaspora me vendbanim në Kosovë nuk i nënshtrohen testit PCR

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se qytetarët nga diaspora, të cilët kanë banim në Kosovë nuk i nënshtrohen testit PCR për koronavirusin e ri.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Shëndetësisë njoftojnë qytetarët tanë nga diaspora, të cilët kanë marrë rrugën për Kosovë, për të kaluar pushimet, se nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen testit PCR. Qytetarët nga diaspora mund të hyjnë brenda territorit të Kosovës pa qenë të obliguar që të testohen dhe të kenë një test PCR negativ. Përjashtim bëjnë vetëm ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e klasifikuara me “rrezik të lartë” sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Prandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC)”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. “MPJD dhe MSH bëjnë me dije se asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditorë. Ndërsa ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatë (7) ditë në vetizolim, si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit”./Insajderi.com