Ministria e Jashtme dhe Diasporës nuk ia ka aprovuar kërkesën ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq për hyrjen në Kosovë.
“MPJD nuk e ka aprovuar kërkesën e ministrit për të hyrë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen dhënë Insajderit.
Pak më orë më parë, agjencia e lajmeve serbe Tanjug, kishte raportuar se “Kosova nuk e ka lejuar vizitën e ministrit serb”.
Sipas agjendës e cila nuk do të jetësohet, Udoviçiq planifikonte të vizitonte Zubin Potokun.
Nuk është hera e parë që institucionet e Kosovës ndalojnë hyrjen për zyrtarët serbë.
Referuar kësaj, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ishte drejtuar kryeministres serbe, Ana Bërnaviq se “Nëse mendon se Kosova nuk është e pavarur vizitoje pa marrë leje”.
Pa leje Kosovën e kishte vizituar ish-drejtori i së ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, por kishte përfunduar i arrestuar nga forcat e rendit. /Insajderi.com