Dyshohet së një qifte kosovar nga Peja ka vdekur nga vërshimet që kanë përfshirë një pjesë të Gjermanisë, shkruan Insajderi.
Sipas raportimeve në media kosovare trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.
Ndërsa, për këto raportime janë deklaruar zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.
Nga Divizioni për Komunikim me Publikun e MPJD-së kanë thënë për Gazetën Online Insajderi se deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet gjermane lidhur me këtë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thekson do të njoftojë lidhur me rastin në bazë të të dhënave zyrtare.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane përmes Ambasadës së Kosovës në Gjermani, dhe deri në këto momente ende nuk ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse lidhur me dyshimet për humbjen e jetës së dy bashkatdhetarëve. MPJD do të ju njoftojë lidhur me situatën bazuar në të dhënat zyrtare”, është deklaruar nga MPJD.
Mbi 150 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti./Insajderi.com