
Imri Ahmeti do të jetë sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Insajderi.
Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së sotme partiake, të shtunën.
Pos kryetar i Lipjanit, Ahmeti tani do ta ketë një pozitë të lartë në partinë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.
Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri e Shqipe Mjekiqi – janë zgjedhur nënkryetar të partisë.
Krejt këto zhvillime në LDK erdhën pas rezultatit të dobët të cilin e morën në votimet e 14 shkurtit.
Partia më e vjetër në Kosovë mori diçka më shumë se 12 përqind të votave.
Kjo qoi në dorëheqjen e Isa Mustafës nga posti i kryetarit, për t’u zëvendësuar nga Lumir Abdixhiku i cili në zgjedhjet partiake të 14 marsit arriti ta mposhte Lutfi Hazirin e Besian Mustafën. /Insajderi.com