
Ministria e Shëndetësisë njofton se 900 qytetarë të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, janë vaksinuar deri tani kundër Coronavirusit.
Sipas njoftimit, vaksinimi i tyre është bërë përmes ekipeve mobile në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë.
MSH shton se vaksinimi do të vazhdojë në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe në zonat rurale me orar të kombinuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Lehtësimi dhe qasja e qytetarëve për tu vaksinuar është esenciale dhe e pashmangshme”.
“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com