
Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një thirrje ndaj qytetarëve pas shfaqjes së rasteve të para të variantit Omicron në Kosovë.
MSh-ja bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi që vaksinimi kundër COVID-19, është mënyra e vetme dhe efektive për tu mbrojtur nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë
“Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19. MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni”, thuhet në postimin e MSH-së në Facebook.
Ndër tjerash, kjo ministri ka bërë thirrje edhe për respektimin e masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje./Insajderi.com