MSH demanton lajmet se vaksinave do t’u del afati para përdorimit

MSH demanton lajmet se vaksinave do t’u del afati para përdorimit

Ministria e Shëndetësisë ka demantuar raportimet se vaksinat do të mbesin pa u dhënë për shkak se do t’iu dalë afati i përdorimit, transmeton Insajderi.

Nga MSh thonë se nuk duhet të krijohet panik për shkak të këtyre thashethemeve se vaksinave do t’iu dalë afati para përdorimit.

“Ju lusim që të mos u japin rëndësi thashethemeve. Kosova ka 24,000 doza në administrim e sipër dhe tema që do t’i dalë afati ndonjë doze pa u përdorur është krejt e palogjikshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se secili kontingjent i vaksinave të dërguara ka afat të skadimit.

“Në secilin “batch” kontingjent të vaksinave pavarësisht prodhuesit ka afat të skadimit. Nga momenti i prodhimit është çështje muajsh. Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë afat rreth gjashtë muaj duke respektuar zinxhirin e ftohtë për paketime origjinale dhe në temperaturën adekuate”, kanë thënë nga OBSh për KK.

Vaksinat që erdhën në Kosovë janë prodhuar në muajin mars dhe kanë arritur në vend në po këtë muaj. /Insajderi.com