MSH demanton raportimet për ardhjen e mjekëve nga Serbia në Kosovë

MSH demanton raportimet për ardhjen e mjekëve nga Serbia në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë është deklaruar rreth raportimeve për ardhjen e disa mjekëve nga Serbia në Kosovë, njofton Insajderi.

Nga kjo ministri dematojnë këto lajme për të cilat thonë se janë dezinformata që implikojnë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në lajmet e rreme.

“Ministria e Shëndetësisë i hedh poshtë dezinformatat që implikojnë Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, në lajmet e rreme (fake neës), rreth ardhjes së mjekëve nga Serbia dhe qasjen e papranueshme ndaj diasporës, të promovuara në disa ueb faqe” thuhet në reagimin e tyre në rrjetin social Facebook.

Poashtu nga kjo ministri u bëjnë apel qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave të tilla si kjo.

“Angazhimi i Ministrit, Ministrisë së Shëndetësisë, institucioneve dhe qytetarëve kundër virusit është i vazhdueshëm. Përhapja e urrejtjes, panikut dhe lajmeve të rreme (fake neës), është e dënueshme. Lajmet e rreme, në kohë pandemie krijojnë huti, dezinformim dhe urrejtje, prandaj, MSh ka denoncuar pranë organeve të ndjekjes veprimet e tilla dhe pret që autorët të dalin para organeve të drejtësisë”.

“Njëherësh, MSh i fton qytetarët që të mos bien pre e ueb faqeve dhe portaleve që përhapin urrejtje, panik dhe dezinformata si dhe të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës që në kohë pandemie me unitet të plotë, janë në krye të detyrës dhe përgjegjësive” thuhet tutje në këtë reagim. /Insajderi.com