MSH dhe IKSHPK: Situata epidemiologjike me COVID-19 është serioze

MSH dhe IKSHPK: Situata epidemiologjike me COVID-19 është serioze

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, kanë v;erësuar se situate epidemiologjike me COVID-19 në vend është serioze dhe me tendenca të përkeqësimit, njofton Insajderi.

Kështu janë shprehur ata në takimin e rregullt javor midis përfaqësuesit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ministrit të Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, me partnerët ndërkombëtarë (Misionet diplomatike, Komisioni Evropian, Agjencitë e OKB-së në Kosovë) u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në menaxhim të epidemisë me COVID-19.

MSH dhe IKSHPK, të cilat janë në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe në mbikëqyrje të zbatimit të masave, nëse do të jetë e nevojshme, do të rekomandojnë dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë, shprehen mbështetjen e plotë për masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, si dhe kërkuan angazhim shtesë në monitorimin e situatës. Sipas tyre, nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontrollë shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor. /Insajderi.com