Në betejë me COVID-19

MSH-JA hapë konkurs për 200 mjekë

Ministria e Shëndetësisë angazhon edhe 200 profesionistë të mjekësisë për t’u ballafaquar me pandeminë.

MSH-JA hapë konkurs për 200 mjekë

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për angazhimin e 200 mjekëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, njofton Insajderi.

Ky angazhim i këtyre mjekëve po bëhet për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Konkursi për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësor në funksion të menaxhimit të pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pozitat e hapura sipas konkursit janë për mjekë specialistë, mjekë të përgjithshëm dhe ekspertë të tjerë shëndetësor.

Kohëzgjatja e angazhimit do të jetë tre muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj të tjerë.

Ndërsa rrogat për mjekë specialistë janë paraparë të jenë nga 704 euro, kurse për mjekët e përgjithshëm 610 euro./Insajderi.com

Konkursin e plotë të shpallur nga MSH-ja mund ta gjeni duke klikuar këtu