
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova, ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.
Për këtë projekt MSH-ja ka ndarë dy milionë e 500 mijë euro, njofton Insajderi.
“Qytetarët e komunës së Istogut meritojnë gjithë kujdesin e institucioneve shëndetësore për kualitet të shërbimeve, me personel dhe ambiente cilësore.
Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i saj, financon projektin me 2,500,000 euro.
Qeverisja jonë, përkushtimi për qytetarët dhe shtetin, nuk është fjalë apo parullë e fushatave, është punë e detyrim yni ditor, angazhim yni i qëndrueshëm, i dëshmuar dhe vlerësuar, si dje, si sot, si nesër!”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com