MSH paralajmëron masa shtesë për zgjedhje

MSH paralajmëron masa shtesë për zgjedhje

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa shtesë anti-COVID gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 14 shkurt, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj ministrie, Faik Hoti, ka treguar se për zgjedhjet nacionale do të merren masa të tjera, krahas atyre që u zbatuan në zgjedhjet komunale të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

“KQZ-ja sipas udhëzimeve të MSh/IKShPK dhe manualit për parandalimin dhe luftimin e Covid-19 i ka organizuar zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë në dhjetor 2020 të njëjtat rregulla vlejnë edhe tani vetëm se duhet përforcuar për shkak se këto janë zgjedhje nacionale dhe mbahen në gjithë vendin”, ka thënë ai për EO.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen në fund të javës së dytë të shkurtit, ndërsa partitë politike, përveç LDK-së që ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në, të tjerat do të marrin pjesë në këto zgjedhje individualisht. /Insajderi.com