MSH-së i kërkohet të shqyrtojë vendimin e ndërprerjes së kontratave për mbi 300 infermierë

MSH-së i kërkohet të shqyrtojë vendimin e ndërprerjes së kontratave për mbi 300 infermierë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojnë vendimin për ndërprerjen e kontratës për mbi 300 infermierë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë që ishin punësuar me ndihmën e Bankës Botërore.

Sipas njoftimit, atyre nuk iu është vazhduar kontrata që e kishin valide deri më 21 qershor 2021, “mirëpo sakrifica që kanë bërë këta infermierë gjatë kohës së pandemisë duhet të vlerësohet dhe atyre t’iu jepet një mundësi për të vazhduar angazhimet”.

“OIK ka bërë kërkesa të vazhdueshme për shtimin e infermierëve në institucionet shëndetësore dhe zvogëlimi i numrit të infermierëve të punësuar në këto institucione paraqet lajm të keq. Andaj, si OIK kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit të kontratave për këta infermierë”, thuhet në njoftimin e OIK-së./Insajderi.com