MSH tërheq licencën e UBT’së për testimet SARS CoV’2 – Mbetet vetëm një në vend

MSH tërheq licencën e UBT’së për testimet SARS CoV’2 – Mbetet vetëm një në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një nga dy laboratorët privat që janë licencuar në gusht të këtij viti për të kryer testime molekulare me metodën PCR, i është tërhequr licenca për shkak se nuk i plotësojnë kushtet për të kryer këto testime, njofton Insajderi.

Laboratorët e licencuar ishin Medical & Laboratory Services ne Ulpianë ( Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por vetëm ky i pari sot kryen testime me metodën PCR.

Ndërsa, testime molekulare (PCR) deri më tani nuk ka kryer laboratori UBT me seli në Lipjan. Kjo ngase në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime, por gjatë inskektimit nga ana e MSH’së është parë se nuk i plotë sojnë kushtet.

Madje kjo u konfirmua vet nga MSH përmes një komunikate për media.

“MSh ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit.”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com