
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të gjitha masat anti-COVID që do të hynë në fuqi të premten ( 20 gusht).
Këto masa përfshinë shkurtimin e orarit të gastronomisë, ndalim të veprimtarisë së klubeve të natës, dasmave e ahengjeve tjera familjare.
Po ashtu, për disa ngjarje që zhvillohen në hapësira të mbyllura nuk duhet të përdoret kapaciteti i plotë.
Këto masa vinë si rezultat i rritjes së infeksioneve me COVID-19.
Vetëm të mërkurën u regjistruan 2 mijë e 110 infeksione të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen.
Kjo pasi, siç thotë MSH; varianti delta po shpërndahet shumë më shpejt. /Insajderi.com
Kufizimet anti-COVID