MSH vendos që qendrat e vaksinimit të jenë të hapura edhe të shtunën

MSH vendos që qendrat e vaksinimit të jenë të hapura edhe të shtunën

Duke filluar nga 21 gushti, qendrat e vaksinimit në Kosovë do të jenë të hapura edhe të shtunën.

Vendimi është marrë të martën nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Shqip.com se një kërkesë e tillë është bërë në takim nga kryetarët e komunave.

Siç ka bërë të ditur ai, ministri Vitia është dakorduar që të ketë vaksinim edhe të shtunën.

Ndërsa, të dielën do të jetë ditë pushimi për qendrat e vaksinimit.

Deri më tash në Kosovë janë administruar 620.935 vaksina anti-COVID. Janë vaksinuar me dy doza 215.195 qytetarë, ndërsa me një dozë 190.545. Vetëm gjatë të martës janë administruar 18.685 doza./Insajderi.com