
Yll Raçi nga Podujeva është vetëm 20 vjeç por duket shumë më i moshuar.
Ai ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës, shkruan Insajderi.
Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një aktivitet interesant. Msitninë e çifteve. Deri tash thotë se ka msitnuar 30 çifte. Përveç këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve.
“Kam marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve dhe në msitni, ka pas raste edhe kur nuk më kanë lejuar të hyj brenda për shkak të moshës së re. Vazhdoj ti praktikoj të dyjat por më me qejf e bëj punën e msitnisë sepse në pajtimin e gjaqeve njerëzit janë në halle dhe jam më i rrezikuar, prandaj merrëm më shumë me msitni”, ka thënë Raçi.