Muajt e ardhshëm vendimtare, paralajmërim për BE nëse nuk dërgon sinjal Ballkanit Perëndimor

“Muajt e ardhshëm janë thelbësore për marrëdhëniet e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ministri i jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcek.

Muajt e ardhshëm vendimtare, paralajmërim për BE nëse nuk dërgon sinjal Ballkanit Perëndimor

Ai gjithashtu ka paralajmëruar për rreziqet me të cilat BE mund të ballafaqohet nëse nuk dërgohet një sinjal i qartë atij rajoni.

“Është e domosdoshme që të gjendet konsensus i ri për hapjen e negociatave për hyrje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lajcak.

Ai ka folur në konferencën për sfidat strategjike të BE në Ballkanin Perëndimor në vitin 2020 në Berlin. Lajcak ka theksuar se është shumë me rëndësi që të kuptohet se zgjerimi është agjendë pozitive, duke përmendur se prej para do kohe ka një përshtypje se zgjerimi po trajtohet si problem.

Lajcak ka thënë se BE duhet të demonstrojë ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Shpesh mbështetemi në komunikimet strategjike, por si duket po harrojnë se njerëzit në Ballkanin Perëndimor po i lexojnë nuancat e sinjaleve të cilat po i dërgojmë”, ka përfunduar ai./Insajderi.com.