Muhahxeri: Arben Vitia nuk ka qenë në nivel të detyrës

Muhahxeri: Arben Vitia nuk ka qenë në nivel të detyrës

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri mendon për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë që “nuk ka qenë në nivel të detyrës”.

Në një intervistë në Klan Kosova, ai ka thënë që “me kritiku është lehtë, por me i kry detyrë më vështirë”.

“Me kritiku është lehtë, por me i kry detyrat është pak më vështirë. Prej rasteve që janë rritur kaq shumë, po shihet që ministri Vitia nuk ka mundur të jetë në nivel të detyrës dhe t’i dalë ballë qytetarëve dhe t’u dalë ndihmë për mos me arrit numër kaq të madh të vdekjeve”.

Ai ka folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19 në Komunën e Pejës.

“Spitali është plot. Një pjesë e pacientëve janë në respiratorë dhe për një pjesë të tyre kërkohet kujdes i madh intensiv. Për momentin ka teste të mjaftueshme të cilat po realizohet. Nga sot, ata që janë testuar 40 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”. /

20 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të hënën.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë testuar shtatë mijë e 384 mostra, prej tyre 932 kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 mijë e 661.

Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525. /Insajderi.com