Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar ministër në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, pasi Blerim Kuçi dha dorëheqje nga ky dikaster, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për medie.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi.
Në vend të z. Kuçi, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar z. Muharrem Nitaj”, thuhet në njoftim.
Ish-ministri Blerim Kuçi, përmes një letre dërguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të, siç tha ai, angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021./Insajderi.com