Muharrem Nitaj fyen veten: Mos na raft me harru këtë legjislaturë

Muharrem Nitaj fyen veten: Mos na raft me harru këtë legjislaturë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, pas shpërbërjes së Kuvendit, ka shprehur mllefin e tij në lidhje me legjislaturën e gjashtë, pjesë e të cilës ishte edhe vet ai, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë që me këtë përbërje mos e ppaftë herën tjetër kuvendin ndërsa ka shtuar se ishte një legjislaturë me shumë fjalë e pak ide.

“MOS NA RAFTË ME E HARRUE KËTË LEGJISLATURË TË KUVENDIT

Përfundoi një legjislaturë e Kuvendit, që me këtë përbërje, mos e pafsha herë tjetër!
Një legjislaturë ku kishte shumë fjalë e pak ide!
Një legjislaturë ku kishte çdo gjë por jo kulturë debati!
Ku shumë prej deputetëve e kishin veç një detyrë, me e shpërfëtyru Kuvendin! Kjo është pjesa që mos na raftë me e harrue!”, ka shkruar ai fillimisht në Facebook.

Por, Nitaj, nuk ka harruar edhe ta lëvdoj vetën dhe kryetarin e partisë së tij Ramush Haradinajn.

“Por në këtë legjislaturë kishte edhe diçka historike. Falë, veç vendosmërisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, unë e kolegët e mi deputetë ishim me fat që e votuam Ushtrinë e Kosovës, që e votuam Statutin e Trapçës, që nuk dham votë kurrë për degradimin e shtetit dhe që luftë bëmë për ta penguar copëtimin e Kosovës!
I dham fund për një fillim të ri!”, është shprehur në fund Nitaj./ Insajderi.com