Muharrem Nitaj: Nëse LDK e merr mandatin, AAK e mbështet pas asnjë parakusht

Muharrem Nitaj: Nëse LDK e merr mandatin, AAK e mbështet pas asnjë parakusht

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nëse mandatrin e merr partia e Isa Mustafës.

“Nëse mandatin për krijimin e qeverisë së re do të merr Lidhja Demokratike e Kosovës, atëherë Alenmaca për Ardhmërinë e Kosovës pa asnjë lloj hezimitimi dhe pas asnjë lloj parakushti do ta mbështes krjimin e kësaj qeverie”, ka thënë Nitaj, shkruan Insajderi.

“Është çu shumë pluhur a duhet të krijohet një qeveri e re ose jo në situatën pandemike, mirpo AAK vlerëson dhe në këtë situatë është se te kemi një qeveri të votuar në Parlament sesa një qeveri të shkarkuar”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar për të tretën herë sot Albin Kurtit, në cilësinë e shefit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për mandatarin.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet Presidentiti deri në përfundim të pandemisë.

Në rast se Vetëvendosje nuk do të mund ta formoj qeverinë, një koalicioni i mundshëm është bërë i ditur ndërmjet LDK-së së Isa Mustafës, AAK-së së Ramush Haradinajt dhe NISMA.

Për të shkuar drejt këtij koalicioni Mustafa e ka marrë mandatin nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së./Insajderi.com