Muhaxheri: Në asnjë rrethanë nuk shkojmë me PDK-në

Muhaxheri: Në asnjë rrethanë nuk shkojmë me PDK-në

Kryetari i Pejës dhe kandidati për deputet nga LDK, Gazmend Muhaxheri thotë se kësaj radhe vija e kuqe për bashkëqeverisje me PDK-në është e trashë.

Në një intervistë për Gazeta Express, Muhaxheri ka thënë se në asnjë rrethanë LDK-ja nuk do të qeverisë me PDK-në.

“Nuk do të qeverisim me PDK-në në asnjë rrethanë. Do të thotë, këtë po e them me plotë përgjegjësi”, ka thënë Muhaxheri.

Koalicioni PDK-AAK-NIMSA ka fituar zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pasi arriti të fitojë një shumicë relative të votave. E dyta doli Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa i treti u rendit koalicioni LDK-AKR-ALternativa. /Insajderi.com