Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, deklaroi se vetura e tij është gjetur në fshatin Drelaj.
Të hënën u raportua se Valon Loxha, i njohur për marrjen e veturave të cilat i gjen të hapura, dyshohet se ia ka marrë veturën edhe kryetarit të Komunës së Pejës.
”Policia lajmëroi se vetura është gjetur në fshatin Drelaj, dhe më treguan se një person është i ndaluar”, tha Muhaxheri për Klan Kosovën.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Insajderi-n se personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.com