Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar që vendimi i LDK-së për ta votuar Vjosa Osmanin si presidente nuk ka qenë i lidhur me “frikë nga zgjedhjet e reja”.
Sipas tij, LDK ka bërë mirë që e ka votuar Osmanin si presidente.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai në Kanal 10.
Partia e drejtuar atëherë nga Isa Mustafa kishte marrë 12 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pas zgjedhjeve të pasuksesshme që u cilësuan nga vetë partia, Isa Mustafa dha dorëheqje.
Timonin e mori Lumir Abdixhiku, i cili ishte pro bashkë me kryesinë e re që Osmani të votohet si Presidente. /Insajderi.com