Muhaxhiri: E kemi pritur që në janar shkojmë në zgjedhje

Muhaxhiri:  E kemi pritur që në janar shkojmë në zgjedhje

Kryetari Pejës, Gazmend Muhaxhiri, në emisionin ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur se në janar do të shkohet në zgjedhje për shkak të postit të presidentit, njofton Insajderi.

Tutje, Muhaxhiri në emisionin Pressing ka thënë  se brenda LDK-së ka mjaftueshëm persona që mund të kandidonin për kryeministër.

“Ka shume persona brenda LDK-së që mund të dalin si kandidatë për kryeministër. Por, kjo i takon kryesisë së LDK-së”, ka thënë Muhaxhiri.

“Njëri prej gjeneralëve kishte mundur të jem edhe unë por jo tash sepse unë drejtoj tani Pejën” është shprehur tutje Muhaxhiri.

Në fund Muhaxhiri ka thënë se një nga kandidatët e mundshëm  për kryeministër nga radhët e LDK-së, është Kujtim Shala”./Insajderi.com