Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e cila kishte filluar në orën 18:00. Në konferencë për media kanë dalë kryeministri Ramush Haradinaj dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Kryeministri ka folur për vrasjen e ish-liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq që ndodhi sot në mëngjes në Mitrovicën e Veriut, që ka qenë edhe arsyeja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
“Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata. Mund të ftojmë edhe FBI- e që është i besueshëm. Nuk i mirëpresim deklarimet e askujt për ndërhyrje në rend e ligj në veri”, ka thënë kryeministri.
Ai iu ka shprehur ngushëllime të gjithë qytetarëve të Kosovës.