Hulumtuesi i Institutit Kosovar për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se mund të ketë edhe arrestime të tjera të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.
Të martën u raportua se është arrestuar Pjetër Shala në Belgjikë me urdhër të Dhomave të Specializuara.
Por, arrestime të tjera po paralajmërohet që do të ketë.
“Nëse shohim statistikash numrat e të arrestuarve nuk është befasi që të ndodhë ky arrestim, por që të ketë edhe arrestime të tjera. Bazuar në punën që e ka bërë deri më tani Gjykata Speciale ne ende nuk e dimë se sa persona janë duke u dyshuar dhe sa raste janë në procedurë e sipër për konfirmim të aktakuzës”, tha ai në Info Magazine. /Insajderi.com