
Partia Demokratike e Kosovës e ka humbur garën në Komunën e Prizrenit, pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ).
Por, kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, shpreson në përmbysje të rezultatit zgjedhor, kur të bëhet edhe numërimi i më shumë se 1500 votave me kusht.
“Mbasi që diferenca është e vogël numerikisht, duke pasur parasysh numrin e votave me kusht mund të ndryshoj ky rezultat. Ne menduam që kemi fituar, mirëpo në fund na doli rezultati pak më ndryshe… kështu që, na duhet që të sillemi konform këtij rezultati”, ka thënë Totaj, për Kohavision.