Mundësia e bashkëpunimit VV-PDK për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Mundësia e bashkëpunimit VV-PDK për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e  40’të nënshkrimeve për të thirrur seancën në të cilën do të paraqitej mocioni i mosbesimit për Qeverinë Hoti.

Partia e Albin Kurtit, ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve dhe pretendon se ka 32 nënshkrime, këtu pretendohet se janë nënshkrimet e tre deputeteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë qenë kritikë ndaj Qeverisë Hoti.

Por, çështja është bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës. Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, në një paraqitje televizive, kishte thënë se VV duhet ta nis mocionin, të nesërmen partia e Kurtit e kishte bërë këtë, njofton Insajderi.

Kujtojmë se VV ka të vendosur “vija të kuqe”, për PDK-në – kjo ka bërë që zyrtarë të PDK-së ta pyesin Vetëvendosjen, nëse i ka larguar vijat e kuqe të vendosura që nga krijimi si parti politike.

Një bashkim opozitar që do ta rrëzonte Qeverinë Hoti ende nuk ka ndodhur. Dy subjektet politike që njihen për rivalitet të madh shpesh po debatojnë në mes vetë në Kuvendin e Kosovës, përkundër se të dy subjektet politike gjenden në opozitë. /Insajderi.com/