Mungesa e dyshimtë e Teuta Rugovës

Mungesa e dyshimtë e Teuta Rugovës

Deputetja më e re e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, nga koalicioni LAA, Teuta Rugova është duke munguar në seancën konstituive të kuvendit të Kosovës.

Ajo së bashku me deputetin më të vjetër të kësaj legjislature kanë për detyrë që ta drejtojnë seancën e kuvendit.

Po ashtu në seancë është duke munguar edhe koalicioni PAN, teksa për Televizionin Publik ka konfirmuar se do të jetë prezent në sallë.

Teuta Rugova përveç që është duke munguar në seancë ajo nuk ka qenë prezente as në mbledhjen e grupit parlamentar LAA-në, e cila ka filluar në ora 9:00, shkruan Insajderi.

Ndërsa Avdullah Hoti kur është pyetur për mungesën e Teuta Rugovës nuk është përgjigjur.

Teuta Rugovën është duke u zëvendësuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati. /Insajderi.com