Mungesa e prokurorit bën të dështojë seanca për aktivistët e VV-së, Haxhiu kërkon tërheqjen e aktakuzës

Mungesa e prokurorit bën të dështojë seanca për aktivistët e VV-së, Haxhiu kërkon tërheqjen e aktakuzës

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Kjo si pasojë e mungesës së prokurorit, gjë që është cilësuar si e papranueshme nga ky subjekt politik.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ishte e pranishme në  seancë, tha se mungesa e prokurorit është e papranueshme ngase ai është dashur që të  jetë prezentë e të ballafaqohet me aktakuzën, raporton EO.

“Në këtë seancë ndonëse gjyqtari fillimisht tha që prokuroi ishte njoftuar në mënyrë të rregullt dhe prokurori nuk ishte i pranishëm. Kjo është e papranueshme sepse nëse prokurori është ftuar atëherë është dashur të jetë i pranishëm dhe të ballafaqohet me aktakuzën që e ka para vetes”, tha ajo. /Insajderi.com