
Rreth dy milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Kjo pasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 maj kishte rialokuar një pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Këto para ishte planifikuar t’i kompensohen KQZ-së gjatë rishikimit të buxhetit, shkruan Koha Ditore.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, shkaku i mosthemelimit të institucioneve, pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.
Në mungesë të rishikimit, buxheti rrezikon t’i humbë mbi 100 milionë euro, duke rrezikuar kështu edhe mjetet për zgjedhjet lokale.