
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike me të vetëm pikë të rendit ditës për shqyrtimin e Raportit vjetor të auditimit për vitin 2019, ka dështuar të mbahet sot për shkak të mospjesëmarrjes së ministres së Financave, Hykmete Bajrami.
Ndërsa, i pranishëm ishte auditori Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani.
Kryetari i këtij Komisioni, Bedri Hamza deklaroi se në momentin e fundit, Ministria e Financave ka anuluar pjesëmarrjen në Komision.
Ai tha se ministrja Hykmete Bajrami është përgjegjës për adresimin e këtyre të gjeturave në raport, prandaj, duhet t’i përgjigjen ftesës. /Insajderi.com