Murat Jashari luftonte nga brenda që këtë grua ta bëjë Sekretare të “Syrit të Popullit”

Murat Jashari luftonte nga brenda që këtë grua ta bëjë Sekretare të “Syrit të Popullit”

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Patriotë të çmendur”- pjesa e dytë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 6:00 e tutje zbulohet se kush ishte personi qëMurat Jashari në mbledhjen e veçantës të LPRK-së e kishte propozuar për sekretare të kësaj organizate. Cila ishte kjo femër që po tentohej të katapultohej në krye të organizatës që më vonë u shpall terroriste?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe kush e krijoi këtë organizatë, se a pati agjentë të huaj të spiunazhit të infiltruar në të dhe cilës parti opozitare po tentohet ti faturohet kjo organizatë terroriste.

Mbrojtësit e të akuzuarve për herë të parë zbulojnë provat që ata thonë që i kanë që ky është një proces më shumë politik se sa ndjekje e drejtësisë kundër kriminelëve .

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”? Si duket kjo organizatë, Shtabi i Përgjithshëm i saj, logot e saj dhe si financohej. Këto dhe detaje të tjera zbulohen gjerësisht në pjesën e dytë të dokumentarit “Patriotë të çmendur”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu e gjeni videon e plotë të dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=patriote-te-cmendur-pjesa-e-dyte-2