Atentatori i avokatit Azem Vllasi, Murat Jashari kishte botuar në vitin 2016 një libër të titulluar “Lufta e Pambaruar – Ballë për ballë me Komplotistët”, në të cilën ka shkruar të qindra mijëra pyetjet që u kishte bërë personaliteteve të ndryshme, e bashkë me të edhe intervistat që kishte dhënë.
Në njërën prej këtyre intervistave, me 10 gusht 2012, për një portal të quajtur “Presheva Jonë”, Jashari, kishte dhënë propozim edhe për veriun e Kosovës.
Jashari aty propozonte vetëflijim të 200 shqiptarëve për ta çliruar veriun e Mitrovicës.
Madje sipas Jasharit, këtë ide, ia ka kishte dhënë këtë propozim tre personaliteteve, Kadri Veselit, që sot drejton Kuvendin e Kosovës, ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe anëtarit të partisë NISMA, Bilall Sherifi, raporton Insajderi.
Teksa akuzonte Xhavit Halitin, Kadri Veselin e Hashim Thaçin për shitje të veriut të Mitrovicës, Jashari kishte propozuar edhe bombardimin e kësaj pjese të veriut.
“Si dola prej burgut, në javën e parë të vitit 2000 më erdhën për vizitë Kadri Veseli, Adem Grabovci e Bilall Sherifi. I erdhi rendi muhabetit për Veriun e Kosovës. Unë ua propozova një plan të sigurt se si mirret ai vend. Në atë kohë në atë pjesë kanë qenë 12 lokale kafeterie. U thashë: Siguroni 240 kg dinamit, në katër dhe i sigurojmë edhe 20 trima nga 10 kg dinamit e pështjellim trupit. Ramushit i themi që t’i bëje gati 2000 ushtarë lirie dhe atë pjesë le ta rrethojë në tri anë, vetëm një shteg t’ua lëmë narkomanëve, çetnikëve e mercenarëve sa për të ikur. Ne, 24, dy nga dy nëpër ato lokale po flijohemi për atë pjesë që ia vlen”, shkruan Jashari, raporton Insajderi.
Ai shkruante gjithashtu se përse dështoi plani i tij.
“Vizitorët e mi u bindën se unë isha serioz dhe si rrjedhojë menjëherë u zverdhën e më vonë edhe u skuqën. Më vonë, kur shkova në Kosovë, më 14 janar 2000, e kuptova pse vizitorëve të mi u kishte ndërruar surrati. Ata kishin pasur plane të tjera. Mendjen, shpirtin e zemrën i kishin pasur te pushteti e bizneset!”, thoshte Jashari.
Ai sot u arrestua nga Policia e Kosovës për tentim vrasje të Azem Vllasit, të cilin tha se kishte në plan ta vriste./Insajderi.com