Murat Jashari thotë se nuk donte ta vriste Vllasin

Murat Jashari thotë se nuk donte ta vriste Vllasin

I dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Murat Jashari, sot gjatë ditës ka dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ai para gjyqtarit në seancën për caktimin e masës së sigurisë ka thënë se nuk ka dashur që ta vrasë Azem Vllasin, por vetëm që ta lëndojë fizikisht. E gjithë kjo, sipas Jasharit, për shkak të të kaluarës politike të Vllasit.

Ndërkohë që gjykata shumë shpejt pritet të dalë me vendim për caktimin e masës së ndalimit për tre të dyshuarit, për tentim-vrasjen e Azem Vllasit, raporton Express.

Kujtojmë që prokurori i rastit ka kërkuar kërkuar një muaj paraburgim për Murat Jasharin, të dyshuar për tentim-vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi. /Insajderi.com