Murati fajëson PDK-në dhe LDK-në për pagesën e rrymës në veri

Murati fajëson PDK-në dhe LDK-në për pagesën e rrymës në veri

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për pagesën e energjisë elektrike për banorët e komunave veriore të Kosovës, njofton Insajderi.

Sipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë për 20 vite me barrën e rrymës së shpenzuar në veri, fillimisht e kanë ngarkuar në faturat e qytetarëve, e pastaj në licencën e ndërmarrjes publike KOSTT.

“Për humbjet në veri, përgjegjës do të duhej të ishte KEDS/KESCO, sepse KESCO duhet të mbledhë faturat atje. Për këtë arsye edhe ishte shitur lirë – sepse kishte humbje të mëdha në rrjet, dhe sipas atyre që e falën, vetëm privatizimi do t’i eliminonte humbjet dhe vjedhjet. Por ja që bordi i ZRRE-së, në prill të vitit 2017, i përbërë gjysma PDK e gjysma LDK (sipas frymës së marrëveshjes së koalicionit, ku ishte përcaktuar që të gjitha bordet do t’i ndanin përgjysmë), kishte vendosur që në vend të KEDS-it, barrën e veriut t’ia vendosnin ndërmarrjes publike KOSTT”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.

Ai tutje është shprehur se do ta zgjidhin këtë çështje, por “problemet e lidhura nyje për 20 vite nuk zgjidhen për një muaj”

“Hapi i parë drejt zgjidhjes së këtij problemi do të jetë përzgjedhja e një bordi të ri të ZRRE-së me anëtarë me integritet, dhe që e duan shtetin”./Insajderi.com

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes KOSTT-ENTSOE, Kosova është pavarësuar energjetikisht….

Posted by Hekuran Murati on Thursday, May 6, 2021