
Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, dyshon se Rimëkëmbja Ekonomike mund të jetësohet pa kaluar buxheti i vitit 2021, njofton Insajderi.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook bëri një përmbledhje kronologjike sesi sipas tij “Qeveria ka fajësuar opozitën për arsyetimet e saj të mosrealizimit”.
Deputeti përmendi rishikimin e buxhetit dhe Rimëkëmbjen Ekonomike. Sipas tij “halli Qeverisë” është diku tjetër; tek zgjatja e jetës së kësaj qeverie.
“Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vetëm e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvasin sa më shumë”, tha ndër tjerash Murati. /Insajderi.com