
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur “gabim logjik” nëse thuhet se ka pasur zbritje të pensioneve nga Qeveria e Kosovës, shkruan Insajderi.
Ai ka thënë se këto shtesa nuk janë shpërnda në muajin prill, dhe kjo nuk është brenga reale e opozitës, por e gjithë kjo është për populizëm.
“Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa. A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm, për me dëshmu duhet të kthehemi në vitin e kaluar në korrik. Dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë? Shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”, ka thënë Murati.
Opozita ka kërkuar që të anulohet vendimi për ndaljen e shtesave për pensionistët, stafin mjekësor dhe policinë./Insajderi.com