Murati: Nëse nuk ndryshon logjika politike mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë do të ketë probleme

Murati: Nëse nuk ndryshon logjika politike mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë do të ketë probleme

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se qeveritë do të ndërrohen e të rejat do të vijnë, por nëse nuk ndryshohet logjika politike në raport me problemet që Kosova ka me Serbinë, situata në veriun e Kosovës do të mbetet e njëjtë në variantin më të mirë, por më shumë gjasa do të përkeqësohet, njofton Insajderi.

Sipas Muratit, fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri nga ana e Serbisë e shpërfaq një gjendje faktike politike atje.

“Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme”, shkroi Murati në Facebook./Insajderi.com