Murati: Nga 21 korriku në shitje bonot për diasporën

Murati: Nga 21 korriku në shitje bonot për diasporën

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur së periudha e shitjes së bonot për diasporën do të jetë nga 21 korrik deri më 18 gusht, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se paraditen e sotme janë takuar me bankat komerciale dhe BQK dhe kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre letrave me vlerë.

Murati deklaroi se shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar.

“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono trevjeçare dhe pesëvjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes.”, ka njoftuar Murati.

Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro./Insajderi.com