
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se opozita nuk është ajo që po e bllokon projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike, por koalicioni qeverisës që i ka vetëm 41 vota, njofton Insajderi.
Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancë plenare, ku pritet të votohet ky projektligj.
“Kuvendi nuk ka bllokuar asgjë, jo partitë opozitare, po e bllokon koalicioni qeverisës – i keni veç 41 vota”.
“Qeverisja nuk shkon kështu, e keni uzurpuar pushtetin. Po shihet, po bëhen 4 muaj prej se keni marrë pushtetin dhe nuk keni bërë asgjë”, ka thënë Murati. /Insajderi.com